Nga dita e sotme në Austri vaksinimi bëhet i detyrueshëm për të gjithë personat mbi 18 vjeç, duke u bërë në këtë mënyrë shteti i parë që merr një vendim kaq drastik.
Autoritetet austriake kanë vendosur që në rast se qytetarët nuk vaksinohen do të gjobiten deri në 3600 euro.
Këtu përjashtohen personat që kanë arsye të veçanta mjekësore, gratë shtatzëna dhe ata që kanë pak kohë që e kanë kaluar virusin. Shumica e parlamentit austriak votoi në favor të projektligjit disa ditë më parë pavarësisht kundërshtimit nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë.
Edhe Gjermania është duke debatuar nëse vaksinimi duhet bërë i detyrueshëm. Kujtojmë që janë të shumta vendet evropiane që realizojnë protesta ku kundërshtohet qoftë vaksinimi por edhe masat kufizuese.