Filmi “Zgjoi” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Ai është në nominim për çmimin Oscar dhe artistja shqiptare Dua Lipa është një nga mbështetëset e tij më të mëdha.
Së fundmi, faqja zyrtare e këtij filmi në Instagram ka ndarë një deklaratë të këngëtares shqiptare, e cila shprehet e bindur që “Zgjoi” do të fitojë çmimin Oscar.
“Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.
Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli, është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”, është shprehur Dua Lipa.