Aktori i njohur, Moses J. Moseley, ka vdekur në moshën 31-vjeçare.
Trupi i Moseley u gjet nga autoritetet në Stockbridge, SHBA, javën e kaluar në banesën e tij. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkakut të vdekjes.
Vdekja e aktorit u konfirmua nga përfaqësuesi i tij në Avery Sisters Entertainment, në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Jemi vërtet të pikëlluar. Për ata që e njihnin, ai ishte personi më i sjellshëm, më i ëmbël dhe më bujar që do të kishit takuar ndonjëherë. Do të na mungosh shumë! Pusho në Parajsë!”, thuhet në deklaratën e Gerra dhe Demi Avery.
Moses J. Moseley ka luajtur shumë role si, “The Walking Dead”, “Watchmen”, “Tales”, “American Soul”, “Queen of the South”, “Loose Screws”, “Attack of the Southern Fried Zombies” dhe “Doll Murder Spree”.