KreuCelebrity

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit italian!

Ish-presidenti i Palermos dhe Venezias, Maurizio Zamparini, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Muajt e fundit, Zamparini kishte pësuar dramën më të keqe për çdo prind sepse humbi djalin e tij të vogël, Armandon në moshën 23-vjeçare. I lindur në vitin 1941, Zamparini ishte një sipërmarrës në sektorë të ndryshëm, i cili fitoi një popullaritet të madh falë hyrjes së tij në botën e futbollit.

Dhjetorin e kaluar ai ishte shtruar në spitalin e Udines, ku ishte operuar dhe për shkak të problemeve gjatë operacionit kishte kaluar disa ditë në terapi intensive. Por pas disa ditësh, Zamparini ishte kthyer në shtëpi pasi gjendja e tij ishte e mirë.

Ish-presidenti i Palermos dhe Venezias, ditët e fundit ka pasur probleme të tjera dhe për këtë arsye u shtrua në spital ku për fat të keq nuk mundi të rezistonte dhe ndërroi jetë mbrëmjen e kësaj të hëne.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF