KreuCelebrity

7 vjet e lidhur, Beniada tregon ish të dashurin: Do vishja fustanin e bardhë, por…

E rezervuar përgjithësisht për jetën private, Beniada Nishani ka treguar së fundi disa detaje mbi një histori të rëndësishme dashurie në jetën e saj. Modelja rrëfeu se kishte pasur një lidhje prej 7 vjetësh, që kur ka qenë në moshën 16-vjeçare. Ish-i dashuri i saj quhet Mattia De Sciglio dhe është futbollist i Juventusit, ndërsa më parë ka qene ish kapiten i skuadrës së Milanit.

“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”- ka thënë Beniada.

Ajo së fundi kujtoi lidhjen e saj të parë dhe tha se puthjen e parë mori guximin t’ia jepte vetë.

“Përpara se të ikte, unë i them mbylli sytë. Ai mbyll sytë, unë e përqafoj, i shikoj buzët, i kishte shumë të trasha. Thash ta puthja por nuk dija si puthej. I dhashë një puthje dhe ai hapi sytë më tha: vërtet e bëre”- tregoi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF