KreuCelebrity

“S`kam tradhëtuar kurrë”, flet Monika Lubonja: Miku i ish bashkëshortit e akuzoi se…

Teksa fliste me Arjola Demirin në BBV për shenjat e horoskopit, Monika Lubonja iu referua sërish ish bashkëshortit të ndjerë, politikanit Genci Pasko. Ajo tha se nuk ka tradhëtuar kurrë.

“Njerëzit e shenjës së Dashit unë tradhtojnë. Unë jam Dash vetë”, u shpreh Monika.

“Të gjithë njerëzit tradhtojnë”, tha Arjola Demiri.

“Unë nuk kam tradhtuar, as në shoqëri, jo më në marrëdhënie”, përfundoi aktorja.

Gjithashtu ajo foli me banorët e tjerë për njohjen me ish-bashkëshortin, të cilin më parë e ka akuzuar për tradhti. Aktorja tha ishte dashuri me shikim të parë dhe gjërat mes tyre ndodhën shumë shpejt. “Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu aktorja. Me herët, pati tërhequr vëmendjen komenti i një personi që prezantohej si miku i ish-bashkëshortit të saj, i cili përmbante akuza të forta për Monikën. “ Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim, Gencin? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi! Po ti mendon se ne nuk e dimë që ishte pikërisht ti ajo që fillove nga tradhëtitë e njëpasnjëshme? Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë, por s`ke faj ti, ai miku ynë I ndjerë duhet të na dëgjonte kur I thoshim: O Genci, po ca të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vlla? ….”Ehhh, e dua Lando, thoshte I miri shoqërisë. Por edhe nëse të paska tradhëtuar e ne nuk e kemi ditur..të ka bërë hakën se e ke merituar”, shkruante personi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF