Vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të poetit të njohur Arben Duka, është shuar edhe djali i tij, Denis Duka vetëm 35 vjeç.
Mësohet se Denis Duka ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij.
Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.



















