Fjolla Morina reagoi pas akuzave se nuk i ka kthyer 23 mijë euro agjensisë turistik që organizoi pushimet e saj përrallore në Dubai dhe Maldive, ku dhe kurorëzoi në martesë lidhjen me biznesmenin, Fisnik Syla.
Këngëtarja e cila ishte arratisur nga Shqipëria pasi ishte kapur në Morinë me dy armë në makinë, rezervoi pushimet, por sipas Klan Kosovës transaksioni bankar që iu bë kompanisë turistike ishte i falsifikuar. Ende një vit më vonë, Fjolla dhe I shoqi nuk kanë paguar paratë. Ajo vetë reagoi në një postim në Instastory, ku shkruan se nuk ka qenë në dijeni në lidhje me marrëveshjen e bërë mes agjencisë dhe partnerit të saj.
POSTIMI I PLOTË
“Reagim. Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja mes Fisnik Syles dhe Agjencisë për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencisë dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje!Të gjitha këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë.Ndaj që nesër do të përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim për “gazetaren” me veprën penale: Përgjim të paautorizuar.Edhe një punë e mirë për ty avokat.”



















