KreuCelebrity

“Sa kohë emocionuese”, Angela Martini ndan fotografi me të birin në dymujorin e lindjes së tij!

Modelja e njohur Angela Martini javë më parë dha lajmin e bukur se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin bërë prindër për herë të parë.

Së fundmi me rastin e dymujorit të lindjes së djalit të saj, modelja ka publikuar disa fotografi dhe video ku ajo shihet e lumtur përkrah familjes së saj.

“Sot djali ynë u bë 2 muajsh. Sa kohë emocionuese. Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale dhe kam qenë shumë e zënë duke shijuar familjen dhe kohën e mrekullueshme me ta”, shkroi modelja krah postimit.

Kujtojmë që modelja ka zbuluar më herët se fëmija erdhi në jetë nga një nënë surrogate.

 

 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF