Në programin e kësaj të mërkure në “Love Story Talk” ka patur një debat të ashpër mes Kristit dhe Lilit.
Pas komentimit të takimit Kristi-Nadege, Lili u shpreh se fronisti nuk është konsistent fare, ndërkohë që ai u kundërpërgjigj duke i thënë se është “sjellë si budall” me të ndërsa ajo si femër neurotike. Dhe sipas tij mesazhet që Lili dërgon e dëshmojnë këtë gjë më së miri.
Lili pas programit ka sqaruar edhe njëherë të vërtetën e saj në rrjetin social Instagram dhe ka vendosur të publikojë disa nga mesazhet që ka shkëmbyer me Kristin për të treguar se ato nuk e tregojnë atë si një femër neurotike, ashtu sikurse e cilësoi Kristi.
“Nuk je vetëm, nëse ke nevojë për mua, e di që jam këtu”, i ka shkruar Lili në prag Krishtlindje Kristit, ndërkohë që ky i fundit e ka ftuar në hotel.
“Dua të jem prezent për ty emocionalisht të të bëj shoqëri nëse je vetëm. Dua të të zëvendësoj deri diku familjen. Dhe të pimë një çaj dhe të mos i kalosh Krishtlindjet vetëm. Nëse kjo gjë do të përdoret për lojë dhe show, nuk do vij. Nëse ke nevojë për mua jam aty”, ka qenë përgjigjja e Lilit në këtë bisedë, duke theksuar edhe njëherë që ajo thjesht ka dashur t’i qëndrojë pranë Kristit, si djali që ajo pëlqen.
Edhe në mesazhet e tjera që konkurrentja e Love Story ka publikuar, në një farë mënyre ka ironizuar Kristin duke theksuar se fakti që ajo është kujdesur dhe merakosur kur ai ishte sëmur e bënë atë një “femër neurotike”.



















