KreuCelebrity

Lori dhe Sara zbulojnë ç’do të ndodhë me “Big Brother VIP”!

Trashëgimtaret e Top Channel Lori dhe Sara Hoxha ishin të ftuara këtë të mërkurë në emisionin “Pardon my French”, ku folën rreth “Big Brother VIP”.

Lori tha se ky ‘reality shoë’ ka pasur një impakt të madh në publik, dhe për këtë është padyshim shumë e lumtur, “Ky ishte qëllimi i “Big Brother Vip”, që të lëmë çdo hall dhe për disa orë të merremi me diçka që na relakson.

Unë kisha një pritshmëri të mirë pasi ky format gjithnjë ka patur sukses, por ka qenë habi e madhe si është pritur dhe sa impakt ka patur në publik. Kam kuptuar që njerëzit i kishte marrë malli”, tha ajo.

 

 

Mes të tjerash, dy motrat konfirmuan se “Big Brother VIP” do të ketë edhe një sezon të dytë, “Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e “Big Brother VIP”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF