KreuCelebrity

“Ndonjë bebe kemi?”, bashkëshortja e Bleros shuan kureshtjen e ndjekësve!

Këngëtari i njohur, Blero dhe bashkëshortja e tij kanë treguar ardhja në jetë e një fëmije nuk është në planet e tyre të afërta.

Gjithsesi ndjekësit e Afronës janë sërish kuriozë, dhe teksa së fundmi ka zhvilluar një  bashkëbisedim me ta dhe një prej tyre ka shkruar, “Ndonjë bebe kemi?”.

Afrona nuk ka hezituar të përgjigjet, duke treguar se nuk është shtatzënë, por thjesht ka shtuar disa kilogramë pasi ka shumë oreks.

Përgjigjen për pyetjen ajo e ka dhënë përkrah një fotografie ku shihet para ushqimit.

Kujtojmë se Afrona dhe Blero kanë dy vite e gjysmë të martuar. Ajo ka një raport shumë të mirë dhe me vajzën e këngëtarit, Tarën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF