KreuCelebrity

Dashuria dhe natyra në një formë të vetme! Qirinj 100 % organikë nga dylli i bletës..

E kemi qejf mjaltin, po aromën e mjaltit? Këto ditë të ftohta na kanë miqësuar më shumë më të.
Keni menduar ndonjëherë po sikur aroma e këndshme dhe e freskët e tij të mbizotërojë në shtëpinë tuaj? E kam fjalën që shtëpia juaj të mbajë erën që mban shtëpia e krijesës më të veçantë dhe të bekuar që është bleta.

Kompania Dri’art është kujdesur që të sjellë në shtëpitë tuaja produktin unik duke e zbukuruar tryezën tuaj me qirinjtë organik të përbërë 100 % nga dylli i bletës. Sharmi dhe energjia pozitive do të mbizotëroje në ambientin tuaj të brendshëm, e sidomos nëse jeni person që qëndroni për shumë gjatë në ambiente të mbyllura.

Dizenjimi i qirinjve bëhet në mënyrë artizanale. Në varësi të rastit të përdorimit të qirinjve që mund të jetë arredimi i ambienteve banuese, spa, festa, dasma, ditëlindje, organizime festive, por edhe për përdorim të përditshëm përshtatet edhe dizenjo e qirinjve.

Qirinjtë 100 % organike nuk përmbajnë parafinë dhe pastojnë ajrin nga patogjenët, janë të aromatizuar natyrshëm me aromën e mjaltit, djegia e qirinjve nga dylli i bletës pastron ajrin duke lëshuar jone negative në këtë mënyrë heqin papastërtitë nga ajri që ne thithim. Ndërkohë që digjet qiriu, ju thithni ajër të pasuruar me propolis që është një antiseptik natyral, i cili duke u lëshuar në ajër bën dhe pastrimin e ajrit në ambientet ku jetojmë, duke lehtësuar kështu frymëmarrjen e personave që vuajnë nga sëmundjet alergjike apo astma.

Dri’art te qirinjtë përdor fije 100 % pambuk i cili digjet ngadalë dhe nuk lëshon tym të zi në atmosferë.
Dri’art për muajin shkurt, muajin e dashurisë ka vendosur që të dhurojë dashuri. Kështu që për çdo porosi që bëni këtë muaj, kompania ju dhuron një qiri falas në formë zemre.

Bëjeni të lumtur njerëzit tuaj të zemrës duke i dhuruar një qiri në formën e zemrës, por edhe duke zgjedhur midis shumëllojshmërisë së formave që Dri’art ofron.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF