
Me origjinë nga Burreli, jeton në Angli e së fundi ishte kthyer me pushimë ne Tiranë, por ato nuk shkuan aspak mirë për 30-vjeçarin Ervin Selita i cili u arrestua së bashku me një vajzë nga Policia e Tiranës pas një konflikti me armë zjarri në një hotel. Ai rezulton të jetë reper, i njohur me emrin e artit “Vinz”.
Postimet në rrjetet sociale tregojnë se Vinz bënte një jetë luksoze, por tani që është në vëmendjen e forcave të rendit ndoshta do të verifikohet dhe ajo.
Konflikti nisi kur i riu u përplas me recepsionistin e hotelit, pasi ky i fundit nuk e la të hyjë në hotel me vajzën që e shoqëronte pa i dhënë kartën e identitetit. Sherri u përshkallëzua e në të u përfshi edhe pronari i hotelit Zeni Xhindi.
Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe të tentonte ta vriste, por një incident me pasoja fatale u arrit të shmangej pas ndërhyrjes së policisë.
Selita përfundoi në pranga për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”; dhe E. D., 30 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.



















