KreuCelebrity

“I rashë në sy VIP-ave italiane”, cfarë thotë Antonela për Sanremon!

Antonela Berisha, ish pjesëmarrëse në “Përputhen” e “Big Brother VIP Albania”, i befasoi të gjithë me pohimin se ishte ftuar të ngjitej në skenën e Sanremos. Ajo tregoi tek “Ftesë në 5” në një lidhje me  ‘Skype’ për eksperiencën që po kalon në Itali, dhe si e mori këtë ofertë.

Antonela tha se pas intervistës që iu bë nga Giorgio Petrolio ajo mori ftesën për tu bërë pjesë e ‘Sanremos’ për të intervistuar personazhe të njohur të cilën ishin pjesëmarrës në eventin madhështor. Antonela  zbuloi gjithashtu se është pjesë e dy emisioneve duke komentuar kështu në lidhje me veshjet e të ftuarve.

“Giorgio Petrolio më bëri një intervistë ku më vuri dhe në kopertinën e revistës së tij dhe bashkë me producentin, Alfonso Stanio, më bëri ftesë që të isha pjesë eventeve në Sanremo. Të intervistonim të ftuarit , të gjithë vipat Italian. Po komentojmë veshjet e të ftuarve të Sanremos. Jam pjesë e dy emisioneve që po bëhen tek hoteli, ku ftojmë të gjithë artistat që janë në skenën e madhe të Sanremos, i intervistojmë i pyesim si shkojnë si janë pritshmëritë”.

Eshtë shumë e çuditshme pasi jam mësuar vetëm në televizionet Shqiptare dhe këtu është ndryshe, janë më të thjeshtë. Eshtë një nder dhe ndihesh shumë më pak se këto yjet Italianë dhe të gjithë pyesin ‘kush është’, pasi rashë në sy dhe me këto veshjet ku zgjodha ngjyra të spikatuara dhe në vend të intervistoja unë ata, më intervistonin mua, ‘kush je ti, nga vjen’ . Më është bërë një ofertë të them të drejtën që të sjellim turizmin Shqiptar në Itali, që ta njohin Italianët më mirë Shqipërinë dhe me shumë siguri do ta pranoj”, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF