Gjatë puntatës të së mërkurës në “Love Story Talk”, mes Kristit dhe Lilit ka pasur një debat të fortë, ku fronisti iu drejtua me fjalën “neurotike” konkurrentes.
Pas programit Lili ka publikuar mesazhe me Kristin, si për të treguar që fjala me të cilën fronisti iu drejtua nuk ishte e vërtetë.
Ndërkohë konkurrentja nuk është paraqitur në “Love Story Talk” këtë të enjte dhe nuk është përgjigjur as në telefon për t’u bërë pjesë e programit. Megjithatë, ende nuk dihet se nëse kjo mungesë është vendimi i saj përfundimtar për t’u larguar nga “Love Story”, ndaj mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë?
“Meqenëse kjo është një marrëdhënie e nisur këtu në program do doja shumë që edhe këto sqarime t’i bënim këtu në sy të publikut. Megjithatë Lili prej ditës së djeshme pas transmetimit të programit nuk është përgjigjur më në telefon. Ne e kemi pritur, ajo mungon sot dhe nuk e dimë nëse ky largim është definitiv i saj”, është shprehur Eni Shehu gjatë programit.
Nga ana tjetër, Kristi ka thënë se nuk e ka sharë Lilin dhe se termi neurotik është term psikologjik. Madje sipas fronistit ai mund ta çonte më larg këtë gjë, por tha se do ta përmbajë veten e tij.
“Filmi i Lilit si është biseda vazhdon dhe këtu. Termi neurotik është term psikologjik. Nuk është sharje, është konstatim situate dhe sjelljeje që ka Lili drejt meje dhe drejt njerëzve këtu në përgjithësi. Ajo nuk kupton ca është neurotizmi. Ajo e di shumë mirë vetë që ka qenë gabim. Dhe për këtë gjë që ka bërë sot mund të shkonte shumë më larg, por unë do përmbahem se ashtu lloj tipi jam”, tha Kristi.