Einxhel dhe Beniada kanë qenë shumë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një miqësi të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Megjithëse s’kanë qëndruar gjatë gjithë kohës me njëra-tjetrën, duke i lënë hapësirë secilës të bëjnë lojën e tyre.
Së fundmi, Einxhel ka diskutuar me Beniadën duke i treguar se të kishin qenë jashtë, nuk do t’i kishte ardhur aspak mirë që Beniada vazhdon të qëndrojë me Donaldin, pas debatit të ashpër që Einxhel pati me të.
Ndërkohë mamaja e Beniadës ka reaguar në rrjete sociale duke shprehur mbështetjen për shoqërinë e vajzës së saj me Donaldin, më shumë sesa për shoqërinë e saj me Einxhel. Komentet e saj kanë treguar se mamaja e Beniadës nuk i simpatizon thumbat e Einxhel, madje diku është shprehur se asaj i ka ardhur koha për të dalë nga shtëpia.
Fillimisht mamaja e Benit ka shpërndarë postime të Olti Currit, i cili ka vënë në vënë në dukje presionin e banorëve për raportin që Beniada ka me Donaldin.
Në disa video të shpërndara në faqen e “Big Brother VIP” në Instagram, Beniada dëgjohej t’i thoshte Arjolës dhe Einxhelit “jeni bërë si dy shtriga”, pasi ato ironizojnë Monikën e cila flet me Donaldin. Mamaja e Beniadës, Linda Jakic, bie dakord me të, teksa ka shkruar “Të lumtë goja”.
Në të tjera postime, duket disi më e revoltuar me komentet e Einxhel për miqësinë e Donaldit dhe Beniadës, “Aman nuk t’u mbyll goja o Zot”.
Ndër të tjera ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ku Beniada shihet në krah të aktorit, “Forca Beni dhe Donald”, shkruan ajo.