Në programin “Love Story Talk” këtë të enjte kishte një të ftuar të veçantë. Bëhet fjalë për Kikò Nalli, i cili ka patur momentin e tij të rëndësishëm në formatin “Uomini e donne”, ku gjeti dashurinë dhe u bë edhe me tre fëmijë.
“Po gjej shumë kënaqësi, profesionalizëm. Jeni të mrekullueshëm. Kam rigjetur anën time italiane këtu dhe jam krenar. Ju uroj djemve dhe vajzave të bëjnë një rrugë të mrekullueshme në këtë format”, tha Kikò.
Historia e Kikò Nallit në “Uomini e donne” është unike. Ai u nis për të bërë për vete fronisten, por ia tërhoqi vëmendjen dikush tjetër, e cila ishte opinionistja e famshme, Tina Cipollari.
Të njëjtën gjë, personazhi i njohur i botës së televizionit në Itali tha se shpreson që ta gjejë edhe këtu në “Love Story Talk”, duke thënë se tashmë për të edhe Zhaklin Lekatari dhe Xhensila Pere janë kandidate për të gjetur dashurinë e tyre brenda formatit.
“Janë vajza shumë të bukura këtu dhe unë e kam parë, kemi dy femra të mrekullueshme këtu që i kam këtu në anë. Ja shikojini mirë këto. Edhe këto dy femra janë kandidate që tani e tutje që të gjejnë edhe ato dashurinë e tyre këtu brenda.
Dashuria ime ka qenë e vetme me Tinën, por unë shpresoj që të ketë shumë dashuri në këtë format. Këtu ndjehet ajri i dashurisë. Shpresojmë që të vijë nga qielli edhe për këto dy femra të mrekullueshme që kam në krah”, tha Kikò.