KreuCelebrity

“Kaq e pati lidhja”, Semi thumbon Beatrix për Donaldin? 

“Kaq e pati lidhja”, Semi thumbon Beatrix për Donaldin? 

Semi Jaupaj, ish banore e “Big Brother VIP”, por edhe shoqe e  ngushtë e Bora Zemanit, postoi një video në TikTok që i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo drejtohej kundër Beatrix Ramosaj.

Disa fansa të emisionit e panë këngëtaren si “vajzën që i mori të dashurin Bora Zemanit.”

Në videon e TikTok-ut Semi, ka vendosur në sfond këngën “Llafe llafe” të Dafina Zeqirit dhe krahas saj shkruan “S’ka faj jo”.

Mes rreshtash artistja këndon:

“Kur na dyt e dina

Qe kena mu nda

Je tu e pa

Un t’thom ty

Sa Llafe llafe?

Lidhja kaq e pati”

Pas këtij postimi, nisën aludimet se Semi ka “nisur kunjat” ndaj Trixës. Shumë kanë qenë në fakt kureshtarë të shohin nëse lidhja e saj me Donaldin do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, pasi që kur këngëtarja nuk kishte dalë ende, pati disa momente ftohjeje.