
Që nga momenti kur bëri publike lidhjen me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, Aleksia, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi është vënë në qendër të vëmendjes mediatike. Tek emisioni “Rudina”, ajo rrëfeu sesi reagoi babai i saj kur u mësua hapur kjo gjë. Ajo thotë se të atit kishin nisur t`i mbërrinin urimet për fejesë.
“Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim”, tha Aleksia. Pse mendon se ke bërë gabim, e pyeti Rudina, dhe ajo u përgjigj:
Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.
Dhe ti çfarë i thua?
Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.
Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?
Aleksia Peleshi: Nuk flas më.