KreuCelebrity

“U detyrova të rrëmbej vajzën time”, Arjola bën rrëfimin prekës!

Aktorja  Arjola ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e kësaj të premte në spektaklin e “Big Brother VIP”.

Ajo ka folur për një nga momentet më të vështira në jetën e saj. Aktorja tregoi se vajza e madhe nuk donte ta takonte pas divorcit që pati nga bashkëshorti.

“Planifikova ta rrëmbeja Helgën, mes shumë lutjesh e prisja. E pashë kur kalonte dhe futem mes makinës. E mbërtheva kurse ajo u tremb, më pa në sy dhe më tha që s’dua të vij me ty.

E kam kapur e futa në makinë dhe e çova në shtëpi. I thashë që mami ka nevojë vetëm të të përqafojë. Nuk më linte ta prekja, i premtova se do e lija në qetësi po vetëm të dëgjoja dhe një herë të më thërriste ‘mama’”, rrëfeu ajo, teksa tregoi me emocion momentin kur do të largohej prej saj dhe e bija pas një vitit e thërriti “mama”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF