KreuCelebrity

Top Channel i dhuron një apartament Arjolës dhe fëmijëve të saj!

Në spektaklin e kësaj të premte Arjola Demiri u surprizua në “Big Brother VIP” nga fëmijët e saj, të cilët i takoi pas katër muajsh qëndrimi në shtëpi.

Ajo u emocionua pafund, por surpriza për të nuk ishte vetëm kjo. Arbana Osmani i bëri me dije se Top Channel kishte vendosur t’i dhurojë aktores një apartament në Kodrën e Diellit për të jetuar me fëmijët e saj.

Lajmi i bukur lumturoi pafund aktoren, e cila nuk po i mbante dot lotët. “Jam pa fjalë, nuk di çfarë fjalësh të nxjerr nga shpirti për t’ju falënderuar.

Unë doja të fitoja për këtë arsye sepse doja një shtëpi për fëmijët e mi”, tha Arjola.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF