KreuCelebrity

“Sa herë shkon në nominim, vesh bluzën e UCK-së”: Ndjekësi nga Kosova, i acaruar me Arjolën!

“Sa herë shkon në nominim, vesh bluzën e

 

Një ndjekës nga Kosova  i drejtoi një mesazh në Instagram gazetarit dhe blogerit Olti Curri, ku thotë se ka vënë re që Arjola Demiri vesh bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër UÇK”, sa herë  është në nominim. Sipas tij ajo po e përdor këtë gjë për të marrë votat e kosovarëve.

Jam Enveri nga Kosova, dashta me nda nje informacion apo një brengë qe ka kohë që po flitet këtu. Ne në KS e kemi vrejt se sa herë është në nominin Arjola, ajo e vesh maicen (bluzen) me mbishkrimin Liria ka emër UÇK, dmth nuk është etike të përdoret apo të keqpërdoret ai shkrim sa herë je ngusht (në nominim). Çdo t’mire!”, shkruan ndjekësi.

“Arjola n’zemër mban UÇK e Kosovën e s’i merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prap se ndalon jo një Enver por 1 milionë të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tllië nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve.

Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi kur ende s’e dinte fatin e vet…dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bijë Tropoje! Në profilin e saj në bio nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri i Kosovës aty! Ajo atë bluze ka 100 ditë që e vesh, 2 herë ka qenë në nominim, edhe 2 mijë vjet në mos jetoftë ajo nipërit dhe mbesat e saj do e veshin! Bëni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë lock ta dua atë zemër jo votën, se unë jam e juaja e vota është e juaja. Krenare,” ka shkruar ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF