Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, rreth një muaj më parë iu nënshtrua një operimi në tru.
Ajo rrëfeu se pas nëntë vitesh i ishte rikthyer tumori në tru, gjersa për herë të parë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt. Fatmirësisht çdo gjë shkoi shumë mirë, dhe tashmë aktorja i është rikthyer jetës së saj normale.
Sot është një ditë e veçantë për Adriana Matoshin, pasi ajo feston 42-vjetorin e lindjes. Në mesin e urimeve të shumta, padyshim që nuk mungoi as urimi nga partneri i saj Keith Groeneveld.
Ai u kujdes që në minutat e parë pas mesnatës, ta uronte Adrianën me fjalët më të veçanta. “Zoti e bekoftë shpirtin tënd të bukur me shumë vite të tjera”, duke përfunduar me “Të dua” në gjuhën shqipe”.