KreuCelebrity

“Ç’a na bëre”, në lidhje me Romeo Veshajn, Aleksia Peleshi zbulon reagimin e Niko Peleshit!

Vajza e ministrit Niko Peleshit, Aleksia Peleshi, ishte e ftuar te “Rudina” këtë të premte, ku ndër të tjera foli edhe se s’i u prit lidhja e saj me aktorin Romeo Veshaj.

Ajo tregoi se ka patur mbështetjen e prindërve në këtë lidhje, “Kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim”

Teksa Rudina Magjistari e pyeti pse ka bërë gabim, ajo u shpreh, “Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, ‘ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa’”. Ajo shtoi mes të qeshurave se i ka sugjeruar të atit t’i falënderoi ata që e urojnë.

Kujtojmë që Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj prej muajsh janë në një lidhje dhe vazhdimisht janë është bërë pjesë e mediave rozë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF