Në programin “Love Story Talk” këtë të premte është diskutuar sërish takimi mes Rominës dhe Jonnyn, ku mes tyre pati edhe puthje.
Konkurrentja gjatë emisionit ditor bëri me dije se ajo që kemi parë të hënën nuk është puthja e parë e saj me Jonny-n. Ata janë puthur edhe një herë para se të ndizeshin kamerat.
“O Eni a të të tregoj një sekret se nuk po më mban vendi. Ajo ishte puthja e dytë sepse puthja e parë ndodhi pas kamerave. Në takimin e dytë, por para se të ndizeshin kamerat. Para se të ndizeshin kamerat që të ndodhte takimi Jonny mua më ka puthur. Thjesht ndodhi direkt, nuk e prisja fare. Madje unë e kam provokuar Jonny-n dhe i thashë që ta shikojmë që kjo gjëja që ndodhi pas kamerave a është e vërtetë që të ndodhë dhe ta shikojnë të gjithë që është reale”, u shpreh Romina.
Romina shtoi më pas se nuk e ka njohur më parë Jonnyn. Mirëpo të menjëhershme ishin edhe reagimet e konkurrenteve të tjera. “Kanë bërë provën si do dalë aktrimi”, tha me ironi Sellma.