Alketa Vejsiu zgjodhi ta tregonte përmes një postimi në rrjetet sociale se cfarë mendon për Sanremon e sivjetshëm. Festivali Italian i këngës, thjesht i pëlqeu jashtë mase!
” Sanremo më i bukur që kam parë”; për të tretën herë, spektakël i vërtetë që të bën të ëndërrosh dhe risjell shpresën e televizionit cilësor, të bërë me dashuri. E lumtur për ju, @luciopresta @giovanna_e_amadeus. Një finale e madhe kjo këtë mbrëmje! Ne Kohet e Veshtira te Televizionit komercial qe propozojme te gjithe nga pak, Sanremo keto nete ( suksesi me i madh qe nga viti 97 ne terma shikueshmerie), me beri te kuptoj qe ku ka art te bere me dashuri nga njerezit e duhur, asgje nuk del asnjehere jashte mode! Me dy njerezit ne foto ndaj nje pjese te historise se jetes sime, dhe i uroj nje Grand Finale sonte!”, ka shkruar Alketa në mesazhin e ndjerë të saj.
Shkurtin e 2020-tës, Alketa e prezantoi dhe vëtë këtë festival në krah të Amadeus. Me një fustan ngjyrë rozë me kristale në brez, ajo u ngjit në skenën e eventit që mban të mbëthyer italianët përpara ekranit italianët e jo vetëm, ku tha se kjo kishte qenë prej kohësh ëndrra e saj, ndërsa më tej përshëndeti në shqip të gjithë shqiptarët.