KreuCelebrity

Pete Davidson flet publikisht për Kim Kardashian!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë një nga çiftet më të përfolur në mediat botërore.

Së fundmi Pete Davidson iu referua publikisht Kim Kardashian si “e dashura” e tij për herë të parë në publik. Teksa u pyet nëse rritja e famës së tij kishte çuar në një mënyrë jetese më argëtuese, Davidson thjesht u përgjigj se shumica e ditëve të tij kalon në xhirime ose kalon me miqtë ose të dashurën.

“Nëse kam pushim, ose rri me miqtë e mi ose argëtohem me të dashurën time brenda. Kështu që unë nuk bëj shumë”, tha ai për “People”.

Kjo përgjigje e Davidson shënon herën e parë që ai ose Kardashian kanë adresuar publikisht statusin e marrëdhënies së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF