KreuCelebrity

Fifi me ish-in e Adrola Dushit, reagon Graniti!

Me shkëmbimin e një puthjeje gjatë një koncerti të saj, Fifi zyrtarizoi lidhjen e saj me Adis Patushin, ish bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, me të cilin kjo e fundit ka dhe një djalë.

Këngëtarja kishte publikuar edhe më parë foto me Patushin në Instagram, por deri tani, nuk kishte pohuar hapur asgjë.

Nga ana tjetër, vetëm pak kohë më parë, ajo u shfaq e dashuruar me Granit Canën gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo ia shprehu hapur atij pëlqimin e saj, dhe u prek shumë kur modeli i tha se e shikonte më shumë si shoqe. Megjithatë, ata ruajtën kontakte edhe pas largimit të tyre nga gara. Ndërkohë, pas zyrtarizimit të lidhjes së Fifit, Graniti postoi një “story” në “Instagram”-in e tij, e cila u intepretua nga disa ndjekës si reagim ndaj konfirmimit të lidhjes së këngëtares.

“Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”- ka shkruar ai, pa sqaruar se kujt i drejtohet ky mesazh!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF