KreuCelebrity

A u pagua për punën me vëllezërit Veshaj? Mariana Kondi tregon të vërtetën e saj!

Aktorja e njohur Mariana Kondi ka folur për herë të parë për debatin mes Einxhelit dhe Donaldit në “Big Brother VIP”.

Ajo është përmendur nga Einxhel, e cila u shpreh se së bashku me aktoren, kanë punuar në një projekt me vëllezërit Veshaj dhe nuk janë paguar.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në emisionin “N’kohë”, aktorja e njohur u tregua e rezervuar për këtë çështje dhe u shpreh se dëshiron të flasë në një moment të dytë.

Ndërkohë lidhur me pagesën, aktorja tha se e ka marrë, por të vërtetën e ngjarjes sipas saj, do ta tregojë më vonë.

Biseda e plotë:

Gazetari: Vetëm pak ditë më parë, në një shoë televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Mariana: Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…

Gazetari: Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash…

Mariana: E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur…

Gazetari: Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?

Mariana: Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF