Futbollisti aq i dashur për të gjithë, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde si personi më i ndjekur në botë në rrjetin social Instagram.
Ai tashmë ka prekur shifrën e 400 milionë ndjekësve në këtë platformë sociale, duke shënuar në këtë mënyrë një rekord të ri i cili vështirë të arrihet.
Vetëm në shtator të vitit të kaluar, ylli i Manchester kishte 237 milionë ndjekës dhe që atëherë ky numër është rritur në mënyrë të pabesueshme në vetëm pak muaj.
Ronaldo ka një mesatare prej 10 miliardë pëlqimesh për një postim, ndërkohë që ai vetë ndjek 501 përdorues.