Fustan të shkurtër, cizme deri tek gjuri, shpinën e hapur: me këtë veshje, influencuesja braziliane, Juju Vieira shkoi të vizitonte Vatikanin dhe
“u habit” që e dëbuan prej andej.
Rojet e sigurisë iu afruan shpejt dhe I kërkuan të largohej, sepse veshja e saj nuk konsiderohej e pershtatshme.
“Mu afrua një zotëri që punonte atje dhe më tha se ishte një vend lutjeje dhe se nuk isha veshur siç duhet dhe më pas më ‘përzuri’ nga Vatikani”, ka treguar ajo në një video të publikuar në rrjetet sociale duke shtuar se ishte ndier e poshtëruar.
“U turpërova sepse kishte njerëz të tjerë aty pranë që mund të dëgjonin gjithçka”, u shpreh Vieira.



















