KreuCelebrity

Gripi spanjoll nuk u zhduk kurrë, ekspertët: Çfarë ndodhi me sëmundjen!

Gripi spanjoll nuk u zhduk kurrë, ekspertët: Çfarë ndodhi

Më shumë se 50 milionë njerëz, një shifër kjo gati e paimagjinueshme, llogaritet të kenë humbur jetën në mbarë botën nga pandemia e viteve 1918-1919, e njohur ndryshe si “gripi spanjoll”. Ajo u pa si sëmundja më vdekjeprurëse në rang global që prej murtajës, apo Vdekjes së Zezë. Ishte dicka e rrallë në mesin e viruseve jo aq të rrezikshme të gripit e goditi më shumë të rinjtë e shëndetshëm, që shpesh shuheshin brenda vetëm brenda disa ditësh nga shfaqja e simptomave të para.

Në Shtetet e Bashkuara, gripi spanjoll e uli jetëgjatësinë mesatare me 12 vjet. Autoritetet e shpallën asokohe pandeminë të mbyllur pas dy vjetësh. “Raporti më i mirë shëndetësor për qytetin në 53 vjet”, shkruante New York Times 4 janarin e vitit 1920. Entuziasmi megjithatë nisi të bjerë pas disa javësh, dhe shifrat u rritën sërish.

Banorët u siguruan se virusi përgjegjës për valën e re do të ishte më i butë, dhe personat që e sëmurë një vit më parë, tashmë, do të ishin imunizuar. Por a u zhduk vërtet gripi më i tmerrshëm në histori? Pas infektoi rreth 500 milionë vetë në mbarë botën në vitet 1918 dhe 1919, që atëherë llogaritej si gati një e treta e popullsisë globale, shtami H1N1 që shkaktoi gripin spanjoll doli në plan të dytë e përshkrua si grip i zakonshëm sezonal.

Megjithatë, herë pas here, pasaardhës të drejtpërdrejtë të tij kombinoheshin me gripin e shpendëve apo të derrit duke krijuar shtame të fuqishme pandemike, si ai i vitit 1957, ai i 1968 që përkon me gripin e tmerrshëm të Hong Kongut nga i cili në një vit vdiqën 1 deri në 4 milionë vetë në mbarë globin, si dhe ai i 2009-tës. Këto shpërthime mendohen se u krijuan të gjitha pjesërisht nga virusi i vitit 1918 , cka i dha gripit spanjoll titullin e urryer “nëna e të gjitha pandemive”./TCH/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF