KreuCelebrity

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë, dhe ka një arsye!

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën për shkak të rregullores evropiane të të dhënave që pengon kompaninë të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA.

Në raportin vjetor drejtuar autoritetit financiar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA, Meta paralajmëroi se nëse kompania nuk do të mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve me siguri do të duhet të largohet nga kontinenti.

Meta tha se përpunimi i të dhënave të përdoruesve midis vendeve është thelbësor, “Nëse nuk jemi në gjendje të transferojmë të dhëna midis vendeve dhe rajoneve në të cilat operojmë, ose nëse jemi të kufizuar nga shkëmbimi i të dhënave midis produkteve dhe shërbimeve tona, kjo mund të ndikojë në aftësinë dhe mënyrën tonë për të ofruar shërbime ose për të synuar reklamat”.

Meta më tej sqaroi se mendon se do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje të re këtë vit, por nëse kjo gjë nuk bëhet ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë disa nga produktet dhe shërbimet tona më të rëndësishme, përfshirë Facebook dhe Instagram, në Evropë”.

Kompania më parë përdorte një kornizë të quajtur “Privacy Shield” si bazë ligjore për të kryer transferime transatlantike të të dhënave. Por, Gjykata Evropiane e Drejtësisë në korrik 2020 e anuloi traktatin për shkak të shkeljeve të mbrojtjes së të dhënave.

Ndërkohë mësohet se BE dhe SHBA po punojnë për një version të ri ose të përditësuar të traktatit, ndaj mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF