KreuCelebrity

Çifti i radhës? Viliani surprizon Danielën në mënyrën më të bukur në “Love Story”!

Gjatë spektaklit të kësaj të hënë në “Love Story” Viliani kishte menduar një surprizë për Danielën.

Konkurrenti nuk priti Shën Valentinin dhe vendosi që t’i dhurojë një tufë me trëndafila fronistes, duke emocionuar jo vetëm Danielën por të gjithë publikun.

“Ideja është që unë Danielën sinqerisht e pëlqej shumë. Ka filluar kohët e fundit që edhe ato zënkat që kemi pasur janë pakësuar. Ky takimi na kishte marrë shumë malli për njëri-tjetrin prandaj shkoi aq mirë. Daniela bën një gabim se çdo javë më jep një trëndafil, unë do i jap një tufë sonte”, tha Viliani, pasi u transmetua takimi i tyre.

Këto fjalë romantike të Vilianit u shoqëruan me një vallëzim mes të dyve. Daniela ishte shumë e emocionuar nga ky gjest.

“A të besohet jemi duke u dridhur të dy. E di se edhe familja ime po më shikon. Jam shumë e emocionuar nuk flas dot. Surpriza më e bukur që kam marrë deri sot”, tha Daniela. Pas kësaj surprize fronistja tha se do të dalë vetëm me Vilianin në takime.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF