KreuCelebrity

“E përcaktuam vetë gjininë e bebit”, Angela Martini zbulon pse zgjodhi një nënë surrogate!

Modelja e njohur Angela Martini u bë nënë për herë të parë rreth dy muaj më parë. Ajo dhe partneri i saj u bekuan me një djalë, i cili erdhi në jetë me ndihmën e një nënë surrogate.

Angela së fundmi ka dhënë një intervistë për “Blick”, ku ndër të tjera ka treguar se përse ajo dhe bashkëshorti zgjodhën këtë mënyrë.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë. Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate. Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës.

Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë”, është shprehur modelja.

Më tej ajo ka treguar se ka qenë e pranishme në sallën e lindjes dhe u shpreh se ka përjetuar emocione të forta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF