Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj janë përballur për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP” gjatë spektaklit të kësaj të marte.
Dy këngëtaret kanë qenë të ftuara në studio, së bashku me banorët e tjerë të eliminuar.
Për shkak se raporti i tyre është krisur, Semi dhe Beatrixa janë ulur larg njëra-tjetrës në panel.
Kujtojmë se dy vajzat ishin të afërta brenda shtëpisë, kjo pasi njiheshin që nga Liceu. Mirëpo, gjërat ndryshuan kur Beatrix nisi një romancë me Donald Veshaj. Semi, si shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, nuk e priti aspak mirë.