KreuCelebrity

Shpallet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”!

Gjatë spektaklit të kësaj të marte Beniada u zgjodh banorja më e votuar nga publiku për të qenë në finalen e “Big Brother VIP”.

Ajo dhe Monika Lubonja ishin në televotim dhe publiku zgjodhi Beniadën për ta çuar në finale.

Beniada e priti shumë e emocionuar këtë vendim dhe u shpreh se nuk e priste aspak. “Unë mendoja se dy javë do qëndroja e do më përzinin”, tha Beniada duke qeshur.

Mbetet për të parë se kush do të jenë finalistët e radhës, pasi kujtojmë që në finalen e madhe do të shkojnë vetëm katër banorë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF