Ilir Shaqiri i tregoi banorëve të Big Brother se ishte trembur shumë nga vendimi që do të merrte bashkëshortja e tij pasi zbuloi tradhëtinë e balerinit. Por Emanuela Morini tha në “Wake Up” se ai nuk ka arsye përse të shqetësohet.
“Unë e di që vizita ime në tetor, i ka lënë një shenjë atij sepse e njoh, pashë në sytë e tij drojën, frikën. Me siguri gjërat që do flasim kur të dalë janë të shumta, por kam zbuluar një burrë me shumë këndvështrime dhe më fantastik se sa e njihja unë. Përsëri gjithmonë që njerëzit në jetë gabojnë dhe kjo është njerëzore. Asnjë prej nesh nuk i shpëton gabimeve. Do ta pres krahë hapur sigurisht, mezi po pres që të vijë. Të mos ketë frikë për asgjë, tha atë që unë dija. Nuk është e lehtë ta përballosh në publik, por ai deshi që të ishte krejt i sinqertë me publikun dhe të tregonte çdo anë të tij”, u shpreh ajo.
Kur u pyet se kush do shkojë në finalen e Big Brother Vip mes Beniada Nishanit dhe Monika Lubonjës, që ndodhen në nominim, ajo u shpreh se do jetë modelja, duke refuzuar të përmend emrin e aktores, edhe pse u pyet disa herë nga moderatorët.
“Unë mendoj se do shkojë në finale Beniada”, shprehet ajo.
“Jo Monika?”- u pyet ajo.
Emanuela hesht
“Monika jo?”- ia përsërit sërish moderatori. “Ilir në finale do e shoqërojë Donaldi me siguri, Beniada, kam një dyshim midis Ariolës dhe Einxhelit. Më vjen keq për Arjolën por mendoj se finalistja e katërt do jetë Einxhel”, tha më në fund Emanuela, ndërsa më tej komentoi puthjen e të shoqit me Arjolën.
“Më bënë përshtypje të gjitha komentet në lidhje me këtë. Arjola është aktore, Iliri është balerin, artist, ka punuar në të shkuarën si aktor. Nuk them që është normale, por një puthje në skenë s’ka ndonjë problem. Vetëm kam qenë aktore dhe ta dini sa burra kam puthur në skenë. Ndaj jemi mësuar me këtë. Nuk ka bëri asnjë efekt, më tepër efektet na vranë. S’më pëlqejnë”.