Gjatë spektaklit të kësaj të marte në “Big Brother VIP” u hodh ideja se në finalen e madhe mund të ishin pesë banorë dhe jo katër siç ishte vendimi i “Vëllait të Madh”.
Për këtë banorët diskutuan me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të spektaklit, e dukej se disa e donin patjetër një gjë të tillë.
Por gjatë kësaj të mërkure “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilin e lexoi Donaldi.
“Banorë, vendimi për katër finalistë mbetët i pandryshuar. Ju rikujtojmë se vijon të jetë një televotim për dy finalistët e tjerë”, shkruhet ndër të tjera në zarfin e bardhë, duke njoftuar në këtë mënyrë se vendimi mbetet i pandryshuar.