KreuCelebrity

Edhe 16 miliardë dollarë të nevojshme për të luftuar pandeminë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se do të duhen edhe 16 miliardë dollarë për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë e coronavirusit.

Ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të lançuar nga Kombet e Bashkuara. “Shkenca na ka dhënë mjetet për të luftuar COVID-19, nëse ato ndahen në botë në shenjë solidariteti, ne mund t’i japim fund coronavirusit si emergjencë globale këtë vit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë. Gordon Broën, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe.

OBSH ka vënë synim që 70 për qind e popullsisë botërore të vaksinohet kundër coronavirusit në mesin e këtij viti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF