
Tani, nuk “fshihen” më: pas publikimit të fotove ku shiheshin duke u përqafuar e puthur në buzë, Fifi dhe Adis Patushi, ish bashkëshkorti i Adrola Dushit, kanë postuar në rrjetet sociale foton e parë “zyrtare” së bashku. Ata plotësuan në këtë mënyrë një dëshirë të fansave, të cilëve u dërguan edhe një mesazh.
“Paqe dhe dashuri” – është shprehur këngëtarja e njohur shoqëruar me një emoji që tregon kujdesin ndaj “syrit të keq”.
Më herët, cifti kishte shkëmbyer puthje gjatë një koncerti që po mbante këngëtarja, dhe videoja e kapur nga fansat u shpërnda kudo në rrjet.
Këngëtarja e njohur ka “reaguar” me pak fjalë në rrjetet sociale pasi gjithçka u bë e qartë edhe për publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo, përmes një fotografie në profilin e saj në Instagram, tregoi se është e lumtur.