Në një mbrëmje me plot befasi ku iu konfirmua kontrata me Top Channel, Donaldi mori një mesazh nga Trixa. Me plot emocione, ajo i shprehu përkrahjen dhe dashurinë në këtë fazë të lojës. Në ato momente, kamera ka kapur reagimin e Semit, shoqes së ngushtë të Borës.Semi nuk e ka kapërdirë lehtë këtë moment duke marre nje pamje ironikene fytyre, thote Express.
Në studio, Beatrix në studio komentoi nga ana tjetër situatën me Ilirin, duke thënë se ai i njeh pikat e dobëta të Donaldit dhe po i përdor që ta bëjë të ndihet keq dhe të hapë debate!
“Në këtë pikë të lojës Iliri po i sjell muhabetet e vjetra, di pikat e dobëta të Donaldit, duke më përfshirë edhe mua po përdor të gjitha për ta bërë të mos ndihet mirë ose të hapi debate. Edhe nga banorë të tjerë e kam vënë re këtë gjë, aty në lojë çfarë nuk po thonë!”, u shpreh Beatrix.
“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatrixën. “Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.