KreuCelebrity

Kledi Hysa flet për raportin e tij me Sheila Haxhirajn!

Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa pas daljes nga “Big Brother VIP” u përfolën se nisën një romancë së bashku, kjo pasi në mediat sociale qarkulluan fotografi ku ata shiheshin shumë afër me njëri-tjetrin.

Së fundmi Kledi ka qenë i ftuar në “Pardon my French” dhe tregoi se nuk është në një lidhje. Ai sqaroi se afrimiteti me Sheila Haxhirajn ishte vetëm në klipin që ajo i kishte propozuar.

“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në ‘Big Brother’. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, tha ish-banori.

Teksa u pyet edhe për jetën e tij në Shqipëri, ai tregoi se është shumë ndryshe nga jeta që ai bënte, “Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF