Ashton Kutcher foli si rrallëherë për lidhjen me ish-bashkëshorten, Demi Moore. Diferenca e tyre e madhe në moshë ( ai ishte 15 vjet më i ri), bënë që t`i ndiqte gjithmonë nga pas një hije paragjykimi. Demi e përjetoi shumë keq tradhëtinë e tij, e ndonëse tentoi t`i jepte dhe një shans të dytë, e pa se e kishte shumë të vështirë të kishte pas krahëve atë që kishte ndodhur. Megjithatë, Ashton thotë se edhe ai e vuajti atë ndarje.
“Menjëherë pasi u zyrtarizua divorci, shkova në mal për një javë dhe qëndrova vetëm. Nuk kisha ushqim me vete dhe as alkool. Kisha vetëm ujë dhe çaj. I lashë kompjuterët, celularin, gjithçka. Isha vetëm dhe nuk kisha me kë të flisja. Kisha vetëm një fletore, një stilolaps, ujë dhe çaj për një javë të tërë”, tregon Ashton.
Për një javë rresht, ai qëndroi vetëm i izoluar në Big Sky në Montana.
Kam shkruar ne fletore për të gjitha marrëdhëniet që kam pasur, ato për të cilat kam ndjerë se ka ende ndonjë urrejtje apo mendime të dyta, të pathëna. Dhe unë i shkrova një letër secilës prej ish-të dashurave e ua dërgova në ditën e 7-të”, tregoi aktori. Kjo gjë duket e ndihmoi shumë dhe psikologët e pranojnë se shkrimi i letrave bën që të nxirret mësim nga përvojat negative dhe përmirëson gjendje mendore të personit.
.