KreuCelebrity

Einxhel Shkira: Me ose pa 10 mijë euro dua të përjetoj finalen!

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë të mërkurë kanë hyrë dy opinionistët Arbri dhe Balina dhe duhet thënë se u pritën mjaft mirë nga banorët e “BBV”.

Hyrja e tyre ngjalli diskutime të pafundme të cilat vijuan edhe pas ikjes së tyre nga shtëpia. Ka qenë Einxhel ajo e cila në një bisedë me banorët ka shprehur se dëshiron shumë ta përjetoj finalen.

“Unë e kam thënë që kur Arjola doli dhe na u shtua një 15-tshe që më mirë të na kishin shtuar një finalist se sa një 15-tshe 100.000 euroshit. Dua të jem më 18 shkurt, ta përjetoj si spektakël, nuk dua ta përjetoj si spektatore, ta shikoj as nga studio as nga shtëpia.

Përderisa kam arritur deri këtu përse mos ta përjetoj edhe atë natë, jam e sigurt që produksioni, “Vëllai i Madh” për atë natë kanë rezervuar qershinë mbi tortë dhe dua të jem te ajo gjëja, kam dëshirë të jem me ose pa 10-mijshen. Dhe sikur të jem e pesta apo e gjashta, apo edhe sikur të jetë ‘hajd se po e fusim edhe këtë’ kam ardhur deri këtu, përse të mos rri edhe ato 3 ditë”, tha Einxhel.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF