KreuCelebrity

Quentin Tarantino, baba për herë të dytë!

Regjisori i njohur Quentin Tarantino pritet të bëhet sërish baba. 58-vjeçari dhe bashkëshortja e tij Daniella Pick janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Ata janë prindër të një djali, Leo, i cili do të mbushë 2 vjeç në fund të këtij muaji. Djali i tyre Leo ka lindur disa ditë para fillimit zyrtar të pandemisë Covid-19.

Tarantino dhe Pick, vajza e legjendës së muzikës izraelite Svika Pick, u martuan në vitin 2018 në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, Kaliforni.

Tarantino dhe Pick u takuan për herë të parë në vitin 2009, në turneun e promovimit të “Inglourious Bastards” dhe u fejuan zyrtarisht në qershor 2017, pasi u frekuentuan për një vit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF