KreuCelebrity

“Je xheloze më duket”, Balina flet në shtëpinë e BBV-së për miqësinë Einxhel-Beniada!

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë të mërkurë hynë dy opinionistët e “Big Brother VIP ”, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

Ata u futën në shtëpi si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh.

Teksa po darkonin, banorët dhe opinionistët kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Balina ka folur sërish me Einxhelin, ku është shprehur se moderatorja mund të jetë xheloze ndaj marrëdhënies që Beniada ka me Donaldin, teksa shtoi se Beniada ka dhënë më shumë se Einxheli.

“Je xheloze më duket. Nuk e kuptoj se çfarë të pengon që Beniada të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Donaldin? Të them të drejtën në marrëdhënien tuaj, ndonëse ti nuk ke vënë njeri përpara Beniadës, në raportin midis ju të dyjave mua më duket sikur Beniada jep më shumë”, tha Balina.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF