KreuCelebrity

Arjola ka humbur kujdestarinë e fëmijëve gjatë qëndrimit në BBV? Juristja zbulon të vërtetën!

Arjola Demiri është bërë pjesë e “Big Brother VIP” që prej 5 tetorit. Ajo e pati të vështirë pranimin e ftesës pasi i duhej të linte vetëm 3 fëmijët e saj.

Gjatë këtij rrugëtimi brenda BB VIP, jeta private e aktores së njohur ka qenë mjaft e komentuar. Ka qenë vetë ajo që ka treguar shumë detaje, që nga njohja e deri te ndarja me ish-bashkëshortin e saj.

Por prej disa ditësh, nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother”. Thuhej se ish-partneri i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve.

Në lidhje me këtë ka reaguar shoqja e Arjolës, Eva Vatoci, e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës. “Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci në një intervistë për “lajmi.net”

Ndër të tjera, Eva tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të aktores së njohur, “Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF