Kylie Jenner e quan “mikeshën e saj besnike” dhe Kendall shihet shpesh në shoqërinë e 24 vjecares.
Anastasia Karanikolaou, apo “Stassie”, sic e njohin ndryshe, po bën dhe ajo emër në mediat sociale. Gati 11 milionë vetë e ndjekin në Instagram dhe vetëm nga postimet publicitare aty, fiton mijëra euro.
Anastasia e ka pranuar hapur se i është nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike, përfshirë operacionin për zmadhimin e gjoksit. Ajo befasoi së fundi me veshjen me të cilën u shfaq në një festë, ku i cuditi të gjithë: Anastasia kishte veshur një “catsuit” transparent në ngjyrë të gjelbër, ku praktikisht “shihej gjithcka”!